Turqia raportoi 2.319 raste të reja me Covid-19 dhe 1.581 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Insajderi.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 370.832, ndërsa numri i të shëruarve në 320.762, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkaq, 132.416 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 13,74 milionë.
Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 10.099, me 72 viktima të reja gjatë ditë së sotme.
Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.916, ndërsa 5% vuajnë nga pneumonia, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë, në një deklaratë në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, kërkoi nga qytetarët të ulin kontaktet, duke përsëritur kërkesën e tij që ata të mbështesin luftën kundër koronavirusit. /Insajderi.com