Në Turqi në 24 orët e fundit janë regjistruar 77 persona që kanë humbur jetën nga Covid-19

Në Turqi në 24 orët e fundit janë regjistruar 77 persona që kanë humbur jetën nga Covid-19

Numri i të vdekurve pas infektimit me Covid-19, në Turqi ka shkuar në mbi 10 mijë, tha ministri i Shëndetësisë turke, transmeton Insajderi.

Turqia regjistroi 77 viktima të reja nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin në 10.027, tha Fahrettin Koca pas një takimi të Bordit Këshillimor Shkencor të Koronavirusit në Stamboll.

Vendi regjistroi gjithashtu 2.305 pacientë të rinj me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 368.513, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 1.662 pacientë të tjerë, ndërkohë, janë shëruar gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e të shëruarve në 319.181.

Ndërkaq, vendi ka kryer mbi 13,6 milionë teste, përfshirë 128.312 në 24 orët e fundit.

Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 1.836, ndërsa 5% këtë javë vuajnë nga pneumonia, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi i bordit, i cili është mbajtur në Ankara që nga fillimi i pandemisë, u zhvillua në Stamboll për herë të parë, pasi ministri i Shëndetësisë gjendet në një turne pesëditor në metropolin turk. /Insajderi.com