Në Turqi regjistrohen 81 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

Në Turqi regjistrohen 81 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

Turqia raportoi 2.483 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.928 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 391.739, ndërsa numri i të shëruarve në 336.221, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, mbi 139.600 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në rreth 15 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 10.803, me 81 viktima të reja.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 2.730, ndërsa 4,7 për qind vuajnë nga pneumonia, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Fahrettin Koca, numri i rasteve me COVID-19 dhe pacientëve në gjendje kritike është në rritje.

“Ne të gjithë duhet të ndjekim masat paraprake derisa të ketë një vaksinë të sigurt”, u shpreh ai në Twitter.

Në një postim tjetër, ministri tha se u takua me administratorët e disa spitaleve në Stamboll për të diskutuar situatën aktuale.

Ai tha se Spitali i Trajnimit dhe Kërkimit Samatya në Stamboll ka qenë në ballë të luftës kundër virusit.

“Ne diskutuam mënyra për të rritur kapacitetin aktual dhe gjithashtu metodat e trajtimit”, tha Koca. /Insajderi.com