Në verë Mustafit i skadon kontrata me Schalken, do të largohet si lojtar i lirë

Në verë Mustafit i skadon kontrata me Schalken, do të largohet si lojtar i lirë

Si duket aventura e mbrojtësit shqiptar Shkodran Mustafi te skuadra gjermane e Schalke 04 ka mbaruar vetëm pas katër muajsh, aventurë e cila kulmoi me rënien e nga kategoria të skuadrës nga Gelsenkirchen, njofton Insajderi.

Mustafi u afrua në afatin kalimtar të janarit tek skuadra e Schalkes nga londinezët e Arsenalit, duke e cilësuar si një përforcim cilësor për ekipin i cili nuk po korrte rezultate të mira në atë fazë të sezonit, por Mustafi nuk arriti të gjente formën e tij më të mirë duke u lënë jashtë skuadrës disa herë nga trajneri grek Gramozis.

Lajmin për largimin e mbrojtësit 30 vjeçar e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e klubit të Schalkes duke shkruar se nuk do të rinovohet kontrata me Mustafin dhe në fund të sezonit do të largohet si lojtar i lirë.

Tani mbrojtësi 30 vjeçar do të vihet në kërkim të ndonjë skuadre duke parë dhe eksperiencën e tij të madhe ku është aktivizuar në disa klube me eksperiencë si Sampdoria, Schalke, Arsenal dhe kombëtaren e Gjermanisë. /Insajderi.com