Ne vërtet jemi krijuar nga yjet, thotë studimi i ri

Ne vërtet jemi krijuar nga yjet, thotë studimi i ri

Kalciumi në kockat dhe dhëmbët tanë ka të ngjarë të vijë nga yjet që shpërthyen në supernova dhe shpërndanë këtë mineral nëpër univers në sasi masive, sipas një studimi të ri, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Ne jemi krijuar nga yjet, siç tha dikur astronomi i njohur Carl Sagan.

Në fakt, gjysma e kalciumit në univers ka të ngjarë që erdhi nga supernova të pasura me kalcium. Por këto shpërthime kanë rezultuar të jenë ngjarje tepër të rralla që shkencëtarët kanë pasur vështirësi të vëzhgojnë dhe analizojnë, kështu që ata nuk ishin të sigurt se si u krijua kalciumi.

Shpërthimet dhe bashkimet e yjeve janë të njohura gjithashtu për krijimin e elementeve tjera, si ari dhe platini. Por kalciumi ka qenë një mister.

Kjo ndryshoi kur një ekip i madh me gati 70 shkencëtarë nga e gjithë bota bashkëpunuan pasi morën një këshillë nga një astronom amator. Studimi u botua të mërkurën në Astrophysical Journal.

Në prill të vitit 2019, Joel Shepherd vëzhgoi një shpërthim të ndritshëm ndërsa vëzhgoi galaktikën spirale të quajtur Messier 100, e cila është 55 milionë vite dritë larg, përmes teleskopit të tij. Ai gjithashtu hetoi një pikë që ishte portokalli e ndritshme. Shepherd ndau vëzhgimin e tij me komunitetin e astronomisë përmes një studimi.

Nxehtësia dhe presioni i shpërthimit nxit reaksionin kimik që krijon kalciumin, thanë studiuesit.

Zakonisht, vetëm një sasi e vogël e kalciumit prodhohet nga secili yll pasi digjet përmes furnizimit të tij të heliumit. Sidoqoftë, kur ndodh një supernova e pasur me kalcium, sasitë masive të kalciumit krijohen dhe lëshohen brenda disa sekondave. /Insajderi.com