Pas 90% të fletëvotimeve të numëruara të zgjedhjeve të djeshme për Dumën Ruse, rezultatet zyrtare tregojnë se partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, mund të fitoj më se 300 vende në Dumën me 450 vende të deputetëve.
 
                    Kjo është e mjaftueshme për ta siguruar shumicën kushtetuese prej dy të tretave në Dhomën e ulët të Parlamentit të Rusisë.
Rezultatet preliminare të shpallura sot herët në mëngjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tregojnë se Rusia e Bashkuar i ka fituar 54.21% të votave, shkruan rel.
Kjo parti mbështetet nga presidenti, Vladimir Putin.
Vetëm tri parti të tjera duket se do ta kalojnë pragun prej 5% për të siguruar pjesëmarrje në legjislaturën e re. Të gjitha ato janë lojale ndaj Kremlinit dhe politikave të presidencës.
 
                            						 
                   
                   
                   
                       
                       
                       
                       
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                          