Në Zvicër do të ulen çmimet e biletave të trenave

Në Zvicër do të ulen çmimet e biletave të trenave

Çmimi i biletave të trenit në Zvicër do të ulen me 0.3 % në qershor, si pasojë e tatimit më të ulët të vlerës së shtuar (VAT), shkruan ‘swissinfo.ch’.

Megjithëse, VAT në Zvicër do të zvogëlohet nga 8 % në 7.7 % më 1 janar të vitit të ardhshëm, do të nevojitet një kohë, që udhëtarët të përfitojnë nga kjo, raporton Shoqata e Transportit Publik, përcjell albinfo.ch.

Çmimet e biletave të trenave në Zvicër po shkojnë në drejtim të kundërt me shumicën e vendeve tjera.

Për shembull, në Gjermani, çmimet e biletave janë rritur me rreth 2 % në dhjetor.

Gjithashtu edhe pasagjerët në Britani do të paguajnë 3,4% më shumë nga 2 janari i vitit të ardhshëm.