Nedim Bajrami shpallet lojtar i javës në Serie B

Nedim Bajrami shpallet lojtar i javës në Serie B

Nedim Bajrami po kalon një sezon mjaft pozitiv në Itali, ku këtë sezon është kthyer një nga lojtarët kyç për skuadrën e Empolit në Serie B, njofton Insajderi.

Idetë dhe saktësia e tij në mesfushë i ka dhënë një ndihmë të madhe ekipit italian, që deri më tani mban vendin e parë në kampionat.  Një vlerësim për futbollistin shqiptar ka ardhur edhe nga vetë faqja zyrtare e Serie B. Bajrami shpallet lojtari më i mirë i javës që lamë pas.

“Në fund të ditës së 34 të ndeshjes së SerieBKT 2020/21, lojtari që ra më shumë në sy ishte Nedim Bajrami. Talenti me numrin 11 i toskanëve shkëlqen shumë në fitoren e Empolit ndaj Brescias. Çfarë notë i jepni performancës së tij?”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të Serie B. /Insajderi.com