
Trajneri i ri i Bayern Munchen, Julian Negelsmann, është duke kërkuar zëvendësuesin për brazilianin Douglas Costa.
Ndwsa ylli kosovar, Milot Rashica, po shihet si kandidati më i përshtatshëm, transmeton Insajderi.
Negelsmann e kishte kërkuar kosovarin sa ishte pjesë e RB Leipzig, por transferimi i tij kishte dështuar në qastet e fundit.
Mirëpo, tash transferimi i tij do të jetë më i lehtë, për faktin se klubi i tij, Werde Bremen, ka rënë në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Sipas “Kicker”, Rashica ka klauzolë lirimi në vlerë 15 milion euro./insajderi.com