Negociatat në 2019, Bushati: Lajm i mirë për Shqipërinë dhe BE-në

Negociatat në 2019, Bushati: Lajm i mirë për Shqipërinë dhe BE-në

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka përshëndetur vendimin e marrë nga ministrat e Jashtëm të BE-së që Shqipërisë dhe Maqedonisë t’i hapen negociatat në verën e vitit 2019.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati thotë kjo është një ditë e mirë për vendin tonë, por edhe për të ardhmen e Bashkimit Europian

“Një ditë e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së gjithashtu. Falenderim të gjithë vendeve anëtare të BE dhe Komisionit Europian për mbështetjen”, thotë ministri Bushati.

Ministrat e BE-së vendosën që Shqipërisë dhe Maqedonisë t’i hapen negociatat vitin e ardhshëm nëse do të kenë përmbushur disa kushte të paracaktuara. Ky vendim u mor sot pas disa orëve diskutim, për shkak se Danimarka, Franca dhe Holanda ishin kundër hapjes së negociatave këtë verë