Neil Lennon jep dorëheqje nga pozita e trajnerit te gjigandi skocez Celtic

Neil Lennon jep dorëheqje nga pozita e trajnerit te gjigandi skocez Celtic

Trajneri i ekipit të ligës së parë futbollistike skoceze Celtic, Neil Lennon dha dorëheqje, njofton Insajderi.

Lennon, i cili sezonin e kaluar me Celtic-un fitoi kampionatin, Kupën dhe Kupën e Ligës së Skocisë, vendosi të japë dorëheqje pasi këtë sezon klubi i Premier Ligës mbetet 18 pikë pas rivalit të tij më të madh, Rangers.

Celtic në deklaratën e saj theksoi se ndërpret bashkëpunimin me trajnerin 49 vjeçar nga Irlanda e Veriut dhe se pozitën e tij përkohësisht do të marrë ndihmës-trajneri, John Kennedy.

Pasi klubi udhëhiqte më periudhën nga 2010 deri në 2014, Lennon përsëri mori drejtimin e Celtic-ut në vitin 2019. Ai më parë drejtoi klubet Bolton Wanderers dhe Hibernian. Me klubin e famshëm fitoi 5 tituj të kampionit të Skocisë, katër trofe të Kupës së Skocisë dhe një Kupë të Ligës. /Insajderi.com