Nën masa të rrepta sigurie ateron kombëtarja e Sllovenisë – bllokojnë Four Points by Sheraton Prishtina City

Nën masa të rrepta sigurie ateron kombëtarja e Sllovenisë – bllokojnë Four Points by Sheraton Prishtina City

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Sllovenisë, ka zbarkuar në aeroportin “Adem Jashari”, para ndeshjes ndaj Kosovës, që zhvillohet të dielën, njofton Insajderi.

Situata me Covid 19, ka bërë që Sllovenia, të marrë masa të rrepta sigurie që nga momenti i zbarkimit dhe vendosjes në hotel, madje ata kanë fluturuar me avion privat, duke shmangur kontaktet me turmat e njerëzve.

Mësohet se ata do të qëndrojnë në hotelin e ri dhe luksoz në periferi të Prishtinës, Four Points by Sheraton Prishtina City dhe njëra ndër kërkesat kryesore të tyre, ishte që hoteli të bllokohej për çdo shërbim, deri sa ata janë duke qëndruar aty.

Sllovenia renditet e dyta në tabelën e klasifikimit me katër pikë, aq sa ka edhe Greqia, me të cilën barazuan në ndeshjen e parë të grupit – ndërsa Kosova ka vetëm një pikë, të fituar nga barazimi ndaj Moldavisë./Insajderi.com.