Princi i Kurorës në Dubai Shejh Hamdan bin Mohamed bin Rashid Al Maktoum ka paguar shpenzimet spitalore të një nëne nigeriane dhe katërnjakët e saj të bllokuar në qytet me fatura mjekësore, sipas spitalit, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Suliyat Adulkareem, 29 vjeçare, lindi foshnjat, dy djem dhe dy vajza, në Spitalin Latifa për Gra dhe Fëmijë në 1 korrik.
Ata kanë lindur para kohe në gati 31 javë përmes operimit cezarian dhe u vendosën në ventilatorë në njësinë e kujdesit intensiv neonatal, tha spitali në një deklaratë.
Sidoqoftë, familja nuk kishte asnjë sigurim mjekësor dhe kishte grumbulluar më shumë se 400,000 AED (rreth 108,000 dollarë) në shpenzime mjekësore që nga lindja e katërnjakëve, tha babai i tyre Tijani Abdulkareem për CNN.
Komuniteti Nigerian dhe shtetas të tjerë në Dubai ndihmuan në mbledhjen e 42,000 AED (rreth 11.500 dollarë) për të paguar një pjesë të faturave.
Princi i Kurorës pagoi të gjitha faturat e spitalit pasi ai hasi në raportin fillestar të CNN ku tregohej historia e familjes.
Ai u prek nga gjendja e tyre e informoi zyrën e tij për të ndihmuar familjen, tha spitali.
Abdulkareem i tha CNN se ishte i tronditur nga bujaria e sundimtarit, dhe çifti kanë vendosur të emërtojnë dy nga foshnjat e tyre pas tij. Një prej vajzave gjithashtu do të quhet Latifa për nder të spitalit, tha ai. /Insajderi.com