Nëna e kupton që ka kancer gjatë shtatëzanisë dhe refuzon abortin

Nëna e kupton që ka kancer gjatë shtatëzanisë dhe refuzon abortin

Një nënë 41 vjeçare është diagnostifikuar me kancer të zorrëve vetëm tre ditë pasi kishte kuptuar se është shtatzënë.

Lucila Ramos kishte zbuluar se është shtatzënë pas 4 viteve përpjekje në gushtin e vitit të kaluar.

Mjekët kanë rekomanduar që Ramos t’i nënshtrohet operimit, megjithëse kjo gjë mund të shkaktonte dështimin e shtatzanisë, shkruan Daily Mail, tranmseton Indeksonline.

Shtyrja e operacionit për në tremujorin e dytë kishte sjellë në jetë Tiagon në muajin prill.

Zonja Ramos e cila me profesion është asistente e kujdesit shëndetësor dhe bashkëshorti i saj inxhinier elektrik ishin zhvendosur nga Brazili në Angli në vitin 2014.

Kështu në javën e 14 të shtatzanisë, zonjës Ramos iu kishte caktuar termini për operim për të larguar pjesën e prekur të zorrës nga kanceri.

Ajo ishte e fokusuar vetëm te shtatzania e saj dhe kishte harruar që asaj po i përkeqësohet gjendja shënderësore.

Por pritja e saj ia vlejti, pasi që ajo ka lindur fëmiun e saj shëndosh e mirë dhe poashtu ka larguar edhe kancerin.