Një nënë në Zelandën e re, ka pohuar të ketë pranuar kërkesën e të dashurit të saj, për të përfshirë vajzën e saj në akt seksual, nga frika se ai do të ndahet prej saj.
Nëna perverse ka përdorur çokollatë dhe ëmbëlsira të tjera për ta bindur vajzën e saj të marrë pjesë në gjashtë sesione seksuale. Ajo është dënuar me nëntë vite burg, raporton Mirror, shkruan Insajderi.
Gjatë gjyqit, nëna u përpjek të arsyetonte veprimin e saj si shkas i abuzimit, që vetë ajo kishte përjetuar në fëmijëri dhe frikës nga braktisja. Gjykatësi tha se veprimi i saj nuk arsyetohej dhe ishte shumë i shëmtuar.
Gruas në fjalë iu mor e drejta ligjore për vajzën, ndërkohë për fëmijën po kujdeset një familje tjetër dhe identiteti i saj po ruhet nga ligji.
Incidenti ndodhi mes viti 2017 dhe 2018, kur gruaja dhe i dashuri po flisnin për fantazi seksuale incestuoze dhe gruaja u pajtua të abuzonte seksualisht vajzën e saj.
Gruaja u shpall fajtore për katër padi të dhunës seksuale dhe një padi për incizim intim./Insajderi.com