“Nëna” që dëshiron t’i fitojë zgjedhjet vetëm sa për ta larguar një autoritar që ka kapur pushtetin – “pastaj largohem e qetë”

“Nëna” që dëshiron t’i fitojë zgjedhjet vetëm sa për ta larguar një autoritar që ka kapur pushtetin – “pastaj largohem e qetë”

Svetlana Tikhanovskaya më shumë do të donte të ishte duke fërguar diçka sesa duke garuar për presidenten e Bjellorusisë.

Të paktën, kjo është çfarë u tha ajo duke qeshur turmave të mbështetësve më tubimin e fundit elektoral.

Por, ajo gjithashtu ju tha atyre se në këto zgjedhje rrëzimi i Alexander Lukashenkos, që për 26 vjet po udhëheqë me dorë autoritare në Bjellorusi, ishte një “mision” që s’mund ta refuzonte, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Ajo vendosi të futej si kandidate për presidente, vetëm pasi u arrestua burri i saj nga pushtetit.

Gjithashtu, rivali tjetër i Lukashenko është arrestuar, ndërsa tjetrit iu desh të ikë nga vendi.

Prandaj Tikhanovskaya, 37 vjeçare, që u detyrua t’i largojë dy fëmijët e saj nga vendi për shkaqe sigurie, është shndërruar në fytyrën që po përfaqëson ndryshimin në Bjellorusi.

Ajo ka bashkuar forcat me Veronika Tsepkalo, gruaja e njërit nga ata që do të duhej të ishte kandidat dhe Maria Kolesnikova, menaxherja e kampanjës së tjetrit.

Tri gratë janë duke sjellur numra rekord të njerëzve nëpër tubimet e tyre.

“Ato nuk janë Margaret Thatcher, tipi i atyre grave që janë gjithë jetën në politikë, por ato janë shumë të sinqerta”, është mënyra se si i ka përshkruar Valery Tsepkalo, trion unike, në një intervistë nga Moska.

Ish ambasador në SHBA, Tsepkalo kishte provuar edhe vetë të regjistrohej për kandidat për këtë garë, por diçka e tillë ju mohua.

Më pas iu desh të ikte nga vendi, sepse disa burime i kishin thënë se arrestimi i tij është vetëm çështje kohe.

Tikhanovskaya po ballafaqohet me shumë probleme. Ajo e pranon se ka shume presion në këtë rol të cilin me dëshirë nuk do ta zgjedhte kurrë.

“Kjo është një kohë e frikshme, por ne po ndjejmë përkrahje të madhe nga populli”, thotë zonja Tsepkalo, e cila qëndrojë për ta përkrahur Svetlanan, kur burrit të saj iu desh të ikën nga Bjellorusia.

Tri gratë nuk kanë program politik, veç një lutje; votoni për Svetlanan për ta larguar Lukashenkon, pastaj ajo do të thërras zgjedhje të reja, të drejta, dhe do t’i lirojë të gjithë të burgosurit politik.

“E kompletoj misionin tim, pastaj largohem qetësisht”, tha ajo në një tubim, kur një burrë i kërkonte të qëndronte edhe pas zgjedhjeve./Insajderi.com

Svetlana Tikhanovskaya (centre), Maria Kolesnikova, a representative of politician Viktor Babariko's campaign office (right), and Veronika Tsepkalo, wife of opposition figure Valery Tsepkalo, at a rally in Minsk, Belarus. Photo: 30 July 2020

Belarus presidential elections: Meet the three women teaming up to ...

2020 Belarus Election: Tikhanovskaya, Babariko, Tsepkalo Teams Unite