Nëna ther disa herë me thikë foshnjën, mrekullia ndodh më vonë (Foto)

Nëna ther disa herë me thikë foshnjën, mrekullia ndodh më vonë (Foto)

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Tajlandë, ku një foshnje, e therur 14 herë me thikë, është flakur nga autorja duke u groposur dhe pak orë më pas është gjetur dhe shpëtuar rastësisht nga një grua.

Kachit Krongyut, kishte lëshuar lopët në fermën e saj në Wangai të Tajlandës kur ka dëgjuar të qara.

Ajo ka mbetur e tronditur kur ka parë këmbën e foshnjës.

Pasi ka nxjerrë vogëlushin nga një gropë e thellë 20 cm, gruaja ka parë se mbi të voglin kishte plagë në të gjithë trupin.

Pas trajtimit të bebes që u “pagëzua” me emrin Aidin në spital, policia ka gjetur si përgjegjëse të krimit, nënën e të voglit.

E ëma tani akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë të foshnjës së saj. I vogli, mësohet se është adoptuar nga një çift suedez.