![Nëna u dënua me burg për shkak se nuk e ka vaksinuar djalin](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/10/76F350E3-A779-4F8E-A93A-62912BD98619_cx16_cy4_cw84_w1023_r1_s.jpg)
Një nënë nga periferia e Detroitit në Shtetet e Bashkuara, e cila e ka vuajtur dënimin me burg për shkak se nuk e ka respektuar vendimin e gjykatës që djali i saj të vaksinohej, ka kërkuar nga një gjyqtar që ta parandaloj vaksinimin e ardhshëm të djalit të saj.
The Detroit Free Pres ka raportuar se një avokat i nënës 40 vjeçare, Rebecca Bredow, ka thënë se ajo dëshiron ta bind gjyqtarin se mosvaksinimi është “në interesin më të mirë të fëmijës”.
Zonja Bredow e kundërshton vaksinimin, por ish-bashkëshorti i saj dhe babai i djalit, dëshiron që fëmija të vaksinohet.
Më herët këtë muaj, një gjyqtar i Qarkut Okland e ka dënuar këtë nënë me pesë ditë burg për shkak se nuk e ka respektuar urdhrin e datës 27 shtator për vaksinimin e djalit.
Avokati i saj ka thënë se Bredow “beson se rreziqet e vaksinimit i tejkalojnë përfitimet”.
Agjencia AP raporton se gjykata ende nuk ka caktuar datë për kërkesën e fundit të zonjës Bredow për parandalimin e vaksinimeve të ardhshme të djalit të saj.