Në tiranë është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për themelimin e Ligës Unike të Basketbollit në mes të Shqipërisë dhe Kosovës.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarët e federative, Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Avni Ponari, kryetar i Federatës Shqiptare të Basketbollit.
Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë personalitete të rëndësishme të politikës e të sportit të të dyja vendeve, duke përfshirë edhe kryeministrin e republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Vlora Dumoshi, Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Besa Shahini, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, Valdete Bajrami dhe Kryetarit të FIBA Europe, Turgay Demirel, njofton Insajderi.
“Do të jetë një ndjenjë e veçantë kur në tribunat e palestrave gjatë zhvillimit të garave të kësaj lige do të brohoritet ‘O sa mirë me qenë shqiptar’”, tha ministrja Dumoshi
Arben Fetahu, Kryetari i FBK-së, u shpreh se kjo ligë u bë realitet përkundër shumë sfidave. Ai sqaroi se logoja e Ligës Unike ka simbolikë të mburojës ilire.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij, ndër të tjera, u shpreh se nisma të këtilla janë të mirëseardhura dhe kanë përkrahjen e tij. Kjo ligë ka qenë dëshirë e kamotshme dhe idetë marrin kohën e duhur që të ndodhin dhe ky fakt po ndodh. Kryeministri Rama foli edhe për bashkëpunimet tjera Shqipëri-Kosovë por kjo ligë përmes aktiviteteve konkrete shkon edhe një hap përtej, dhe kjo ligë do të jetë shtysë edhe për shumë nisma tjera. Kjo ligë do të ngreh nivelin e konkurrencës dhe do të krijojë hapësirë për të pasur më shumë cilësi në ndeshjet në parket.
Ilir Trebicka, është zgjedhur kryetar i kësaj lige./Insajderi.com.