Nëntë futbollistë shqiptar në EURO 2020

Nëntë futbollistë shqiptar në EURO 2020

Të premten do të fillojë kampionati evropian “EURO 2020”, ku nëntë futbollistë shqiptarë do të paraqiten me kombëtare të ndryshme, shkruan Insajderi.

Kosova dhe Shqipëria nuk arritën të kualifikohen në këtë garë, por futbollistët shqiptarë nuk do të mungojnë.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi të cilët janë të ftuarit e përhershëm të kombëtarja zvicrane, do të jenë vetëm disa prej tyre.

Në listë ishte edhe Andi Zeqiri, por nuk u ftua në listën e 26 lojtarëve për EURO 2020.

Zvicra gjendet në grupin me Uellsin, Italinë dhe Turqinë, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvillojë kundër Uellsit të shtunën nga ora 15:00.

Për herë të parë në një garë ndërkombëtare është kualifikuar edhe Maqedonia e Veriut.

Gjashtë futbollistë shqiptarë do të jenë të ftuar: Visar Musliu, Egzon Bejtulai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi, Ferhan Hasani.

Maqedonia e Veriut gjendet në grupin C, së bashku me Holandën Austrinë dhe Ukrainën./insajderi.com