Të paktën nëntë vetë, përfshirë edhe fëmijë, janë vrarë pasi një sulm ajror goditi një zonë banimi të kryeqytetit të Jemenit, Sanaa.
Dëshmitarët thanë se dy ndërtesa në jug të qytetit, e cila kontrollohet nga rebelët Houthi, janë shkatërruar.
Forcat saudite po luftojnë tash e dy vite kundër grupit shiit Houthi, që mbështetet nga Irani fqinj.
Mijëra civilë kanë vdekur, derisa vendi është në prag të urisë dhe përballet me shpërthimin e kolerës.