
Liverpool-i do të fitojë pesë milionë euro nga Barcelona nëse Philippe Coutinho, e fiton Ligën e Kampionëve me Bayern Munich, njofton The Mirror, përcjell Insajderi.
Ky ishte një nga bonuset që ishte përfshirë në kontratën e tij kur Barcelona e pati blerë nga Liverpool në shumë fillestare prej 115 milionë eurosh në janar të vitit 2018.
Coutinho shënoi dy herë kundër Barcelonës në ndeshjen debakël për Blaugranët që e humbën 8 me 2.
Bayern kështu mbetet ende në garë për ta fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë pas vitit 2013./Insajderi.com