“Nëse BE nuk hapet ndaj Ballkanit do të shohim edhe një luftë atje”

“Nëse BE nuk hapet ndaj Ballkanit do të shohim edhe një luftë atje”

Komisioni Evropian duhet të jetë i hapur të pranojë anëtarë të rinj nga hapësirat e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të shmangë luftën e re në atë rajon, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker në Parlamentin Evropian.

“Nëse nuk do të jemi të hapur për vende në atë rajon shumë të komplikuar dhe tragjik dhe nëse nuk iu hapim perspektivën evropiane, do të ballafaqohemi përsëri me luftë çfarë ka qenë në vitet e 1990-ta”, ka thënë Juncker.

Nuk dua të shoh kthimin e luftës në Ballkan, prandaj, duhet të jemi të hapur për këto vende, ka thënë Juncker./Insajderi.com.