Vedat Muriqi është dështimi i Igli Tares në afatin kalimtar të verës së kaluar. Sulmuesi shqiptar erdhi me pritshmëri te Lazio pas golave të shënuara me Fenerbaçen atje ku ishte protagonisti kryesor, njofton Insajderi.
Drejtori Sportiv shqiptar i ekipit italian nuk e mendoi dy herë për t’i besuar Muriqit. E teksa në Itali prisnin shpërthimin e njeriut që u krahasua edhe me Zlatan Ibrahimoviç, statistikat nuk janë në nivelin e kënaqshëm.
Vetëm një gol i realizuar me Lazion në Serie A është shumë pak për të mbajtur Muriqin në këtë nivel. Për këtë arsye sulmuesi shqiptar ka telefonuar Drejtorin Sportiv të Fenerbaçes duke i kërkuar që ta rikthejë sërish në Stamboll. “Nuk gjeta ambientin që prisja. Nuk ka kuptim që të rri prapë këtu dhe të pres më gjatë. Nëse doni më sillni në shtëpi, unë jam gati”, ishin fjalët e Muriqit që janë zbuluar nga mediat turke. /Insajderi.com