
Sulmuesi i Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang ka qenë objekt i thashethemeve, për mundësinë e kalimit të tij tek Barcelona. Ekipi nga Spanja ka shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij, ndërsa sulmuesi nga Gaboni është alternativë për afatin kalimtar të kësaj vere, nëse dështon transferimi i Lautaro Martinez nga Interi.
Sipas Mundo Deportivo, Aubameyang është i vetëdijshëm për mundësinë e transferimit te Barcelona dhe ai ka dëshirë të pres për zhvillime para se të vendos për të vazhduar kontratën me Arsenal, raporton Insajderi.com.
Kontrata e tij përfundon verën e ardhshme, ndërsa ai nuk ka negociuar për ofertat për vazhdim të kontratës, duke e zvarritur me qëllim, për të pare zhvillimet e tregut./Insajderi.com