Nëse Juventus nuk siguron zonën Champions, ky mund të jetë sezoni i fundit i Ronaldos te “Zonja e Vjetër”

Nëse Juventus nuk siguron zonën Champions, ky mund të jetë sezoni i fundit i Ronaldos te “Zonja e Vjetër”

Dëshira e Cristiano Ronaldos është respektimi i kontratës së tij me Juventusin, por me një vend në Champions të munguar për sezonin e ardhshëm e ardhmja e yllit portugez mund të ndryshojë krejtësisht, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, askush nuk dëshiron ta mendojë këtë fakt në shtëpinë e Juventusit, sidomos Ronaldo i cili nuk do të ishte i lumtur të mos aktivizohej në kompeticionin e tij, në Champions League. /Insajderi.com