Nëse ndërron mendje, kthehu të të shkund prapë!

Nëse ndërron mendje, kthehu të të shkund prapë!

Për të dytën herë, Conor McGregor është pensionuar nga UFC, ndonëse edhe kësaj here ka dyshime se nuk e ka me gjithë mend.

Madje komentatori i kësaj gare Joe Rogan ka thënë se McGregor po e bën këtë gjë për marketing dhe rritje të çmimit në luftërat e tij.

Të hënën, irlandezi është ngacmuar nga i pamposhturi në boks Floyd Mayweather, kundërshtari i vitit 2017-të.

Amerikani pasi ka dëgjuar se McGregor është pensionuar nga UFC, i ka thënë: ‘Ju jeni pensionuar! Kam menduar që dëshironi ta mposhtni më të mirin?

Epo, nëse vendos të kthehesh, do të jem duke të pritur të të rrah sërish’.

Conor McGregor nga lufta që pati me Floyd Mayweather në vitin 2017-të kishte fituar 130 milion dollar, më shumë se krejt karriera e tij në UFC. / Insajderi.com