Charlie Nicolas beson se nëse Arsenal arrin ta mbajë sulmuesin gabonez në Londër do të jetë sukses po aq i madh sa fitorja e finales në FA Cup.

Mbajtja e Pierre-Emerick Aubameyang dhe nënshkrimi i kontratës së re me të, do të jetë fitore po aq e madhe sa fitorja në FA Cup për Arsenalin, ka thënë Charlie Nicholas, por ia e pranon se “makina e golave”, do të shkojë në Real Madrid, apo Barcelonë nëse e ka një ofertë nga këto klube.
Revolveristët po provojnë tash e një kohë zgjatjen e kontratës me kapitenin e tyre. Ende nuk është nënshkruar një marrëveshje me 31 vjeçarin tash kur i kanë mbetur vetëm edhe 12 muaj në kontratë.
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Nicolas, i tha Sky Sports se është jetike për ekipin londinez mbajtja e gabonezit, njofton Insajderi.
“Është e rëndësisë jetike të mbahet ai, por nëse e thërrasin nga Real Madrid apo Barcelona, ai do të shkojë. Ne na u desh ta lëshonim edhe lojtarin më të mirë që e kam parë duke luajtur për Arsenalin – Thierry Henry – sepse ai donte t’i bashkohej Barcelonës”./Insajderi.com