Nëse zgjoheni me flokë të shkatërruar në mëngjes, fajin e ka jastëku

Nëse zgjoheni me flokë të shkatërruar në mëngjes, fajin e ka jastëku

Nëse keni flokë kaçurrela apo me onde, ndoshta i mblidhni me shall mëndafshi para se të flini.

Por nëse nuk e bëni diçka të tillë atëherë me siguri që zgjoheni me flokë të shpupuritur apo të shkatërruar në mëngjes. Për këtë e ka fajin këllëfi prej pambuku i jastëkut dhe duhet ta zëvendësoni me një mëndafshi.

A e dini pse?

Sepse lëkura juaj nuk rrëshqet përmes copës së pambukut, ndryshe nga mëndafshi. Kjo është arsyeja që këllëfi prej pambuku mund të krijojë vijëzime në fytyrën tuaj për shkak të tërheqjes.

Gjithashtu estetistët sugjerojnë se një këllëf prej mëndafshi ndihmon që të ruhet hidratimi si për flokët dhe për lëkurën, që nënkupton flokë të butë dhe të pangatërruar.

Kështu që tani e dini se çfarë duhet të bëni: Bëjini një nder lëkurës/flokëve tuaj dhe blini një këllëf mëndafshi për jastëkun.