Nesër fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Turqi

Nesër fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Turqi

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2018, Kosovë – Turqi, e cila do të luhet më 11 qershor 2017, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në ora 20:45, dalin në shitje të enjten, më 1 qershor.

FFK paralajmëron blerësit se biletat e prodhuara kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit ‘Loro Boriçi’ është i kompjuterizuar.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:

Tribunat E2, E3, E4 = 7 Euro

Tribunat E1, E5 = 15 Euro

Tribunat D1, D4 = 15 Euro

Tribunat D2, D3 = 20 Euro

Tribunat C1, C5 = 15 Euro

Tribunat C2, C3, C4 = 7 Euro

Tribunat A, B = 55 Euro

Tribuna VIP = 110 Euro

Biletat mund të blihen në qytetet kryesore të Kosovës në pikat e mëposhtme:  

PRISHTINË
MALËSIA REISEN, Rruga Fehmi Agani 137

SUHAREKË, Qendra Zejtare

PRIZREN
MALËSIA REISEN, Rruga Jeremin De Rada

DECAN
GECI TOURS, Rruga Luan Haradinaj

PEJË
GECI TOURS, Rruga Eliot Engel

GJILAN
RINORI TRAVEL, Rruga Adem Jashari

GJAKOVË
ËEST FLY, Rruga: Nënë Tereza

FERIZAJ
VENERA TOURS, Rruga Dëshmorët e Kombit

MITROVICË
DPT Kmobile, Rruga Mbretëresha Teutë

VITI
TANAMERA

KLINË
EUROTOURS