UBT dhe Radio Deutsche Welle, në kuadër të projektit “Balkan Booster”, organizojnë debatin më temë diskutimi: “Degradimi i mjedisit dhe qasja e medias ndaj mjedisit”, debat në të cilin shfaqet kontributi dhe qasja e medias ndaj këtij problemi.
Debati do të zhvillohet të enjten, më 12 dhjetor 2019, me fillim nga ora 11:00, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ku do të përfshijë drejtues të radios së njohur gjermane, mbi 20 gazetarë nga Gjermania dhe vendet e rajonit.
Gjatë këtij debati, do të prezantohen edhe hulumtimet e studiuesve në UBT dhe nga mediat në Kosovë, si dhe nga gazetarët mysafirë, që do të nxjerrin në pah gjendjen e mjedisit në vend.