Netanyahu heqë dorë nga imuniteti

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka kumtuar se e tërheqë kërkesën e tij për marrjen e imunitetit në parlament për shkak të ndjekjes penale për shkak të akuzave për korrupsion.

Netanyahu heqë dorë nga imuniteti

Netanyahu disa orë para fillimit të procedurës në parlament, ka vlerësuar se procedurat për marrjen e imunitetit do të paraqitnin një “cirkus” dhe ka porositur se nuk dëshiron të merr pjesë në “këtë lojë të ndytë”, transmeton Reuters.

“E kam informuar kryesuesin e Knesetit se po tërhiqem nga kërkesa për imunitet”, ka pretenduar Netanyahu në Facebook.

Kryeministri izraelit ka publikuar këtë kumtesë në kohën derisa gjendet për vizitë në Uashington dhe para publikimit të planit paqësor për Lindje të Afërt të presidentit të SHBA Donald Trump, lajmëron AP.

Netanyahu është akuzuar në nëntor të vitit të kaluar për mashtrim, keqpërdorimi të besimit dhe marrje të ryshfetit në tri raste në lidhje me tregtinë me shërbime politike në shkëmbim për raportim pozitiv për atë nëpër medie dhe marrje të ryshfetit prej miqve të pasur.

Presidenti amerikan Donald Trump sot do t’i zbulojë liderëve izraelitë detajet e planit të tij paqësor për Lindje të Afërt./Insajderi.com.