Netanyahu humb pushtetin pas 12 vjetësh

Netanyahu humb pushtetin pas 12 vjetësh

Pas 12 vjetësh në pozitë, Benjamin Netanyahu ka humbur pushtetin sot në parlamentin izraelit pasi që ky i fundit ka aprovuar koalicionin e ri qeverisës, transmeton Insajderi.

Kryeministri i ri i Izraelit pritet të jetë rivali i Netanyahut, Naftali Bennett, raporton Al Jazeera.

Qeveria e re do të formohet nga udhëheqësi qendror i opozitës Yair Lapid dhe Bennett – të cilët do të shërbejnë në qeveri për dy vjet.

Parlamenti i Izraelit ka votuar për t’i dhënë fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahut si kryeministër, duke miratuar në vend të tij një administratë që ka premtuar të shërojë një komb të ndarë hidhur për largimin e udhëheqësit më jetëgjatë të vendit.

Kabineti i ri do të betohet pas votimit në Knesset ku mori 60 vota pro dhe 59 kundër qeverisë se re, e cila do të formohet nga lideri qendror i opzitës, Yair Lapid dhe ultranacionalisti Naftali Bennet që pritet të jetë Kryeministër i ri i Izraelit. /Insajderi.com