Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka sulmuar një koalicion të sapoformuar, i cili duket se do ta heqë atë nga pushteti pas 12 vitesh udhëheqje me qeverinë.
Netanyahu u ka bërë thirrje anëtarëve të krahut të djathtë të parlamentit për të bllokuar koalicionin, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Tetë parti të opozitës arritën një marrëveshje për të punuar së bashku dhe për të formuar një qeveri të re të mërkurën vonë.
Por, grupi nga i gjithë spektri politik i Izraelit, ende ka nevojë për mbështetje parlamentare për të marrë detyrën.
Asnjë datë nuk është caktuar deri më tani për një votim të tillë në Knesset (parlament).
Por, ai pritet të zhvillohet më së voni javën e ardhshme dhe ka ende një shans që ky koalicion i sapoformuar të mund të pezullohet nga dezertimet./Insajderi.com