
Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu ka marrë një mandat të ri pas numërimit të 97% të votave. Partia ”Likud” e Netanyahut dhe partia e ashtuquajtur ”Blu e Bardhë” e Benny Gantz kanë marrë nga 35 vende secila si parti.
Por koalicioni i djathtë i kryeministrit aktual ka 65 vende nga 120 në dispozicion në Knesser dhe kjo i jep mundësi të ketë një maxhorancë në qeveri.
Në bazë të sondazheve si Gantz dhe Netanyahu e quanin veten fitues.