Netanyahu thotë se do të vazhdojë t’iu përgjigjet sulmeve-vriten edhe 3 palestinezë

Netanyahu thotë se do të vazhdojë t’iu përgjigjet sulmeve-vriten edhe 3 palestinezë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë  se do të vazhdojë “t’iu përgjigjet me forcë”, sulmeve të raketave, derisa konflikti me palestinezët në Gaza hyri në ditën e shtatë të luftimeve, transmeton Insajderi.

Zyrtarët shëndetësorë të Palestinës thanë se të dielën të paktën tre palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore në Gaza, shkruan ‘BBC’.

Në anën tjetër, raportohet se militantët palestinezë qëlluan me raketa drejt qytetit Tel Aviv, duke bërë që njerëzit atje të iknin drejt strehimoreve.

Lidhur me këtë rast, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit të përshkallëzuar.

Të shtunën, presidenti amerikan Joe Biden, telefonoi Netanyahun si dhe presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, për të shprehur shqetësimin që ka ai në raport me situatën  aktuale midis të dyja palëve.

Deri më tani të paktën 148 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve palestinezë, derisa Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë. /Insajderi.com