Netanyahu thotë se fushata e Gazës do të vazhdojë me forcë të plotë

Netanyahu thotë se fushata e Gazës do të vazhdojë me forcë të plotë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të dielën tha se një fund i armiqësive shtatë ditore me luftëtarët e Gazës nuk ishte i afërt, pavarësisht lëvizjeve diplomatike për të rivendosur qetësinë, tranmseton Insajderi.

Bombardimi izraelit në Rripin e Gazës hyri në ditën e tij të shtatë radhazi me sulme ajrore të dielën herët duke vrarë të paktën 42 palestinezë, duke plagosur dhjetra të tjerë dhe duke rrafshuar të paktën dy ndërtesa banimi, raporton Al Jazeera.

Shtëpia e shefit të Hamasit në Gaza, Yehya al-Sinwar, ishte gjithashtu në shënjestër, sipas mediave të grupit. Në Tel Aviv të Izraelit, njerëzit u larguan për strehimoret e bombave ndërsa sirenat që paralajmëronin zjarrin hyrës të raketave shpërtheu në të gjithë qytetin.

Të paktën 192 njerëz, përfshirë 58 fëmijë dhe 34 gra, janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë javës së kaluar. Më shumë se 1,200 të tjerë janë plagosur. Në Bregun Perëndimor të okupuar, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 13 palestinezë.

Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara takohet të dielën për të diskutuar shpërthimin më të keq të dhunës në vite e fundit në Palestinë dhe Izrael. /Insajderi.com