Netanyahy uron Biden-in

Netanyahy uron Biden-in

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përgëzoi ish-nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, transmeton Insajderi.

Dje, sipas rezultateve jozyrtare, u shpall fitorja e Biden-it në zgjedhjet amerikane, kurse Netanyahu e përgëzoi atë madje 12 orë pas kësaj.

Netanyahu përgëzoi presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së Biden dhe nënpresidenten e zgjedhur Kamala Harris në Twitter.

Në mesazh, ai theksoi se është miku i Biden-it për gati katër dekada dhe se ai e njeh atë si një mik të madh të Izraelit.

“Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën e veçantë midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”, tha Netanyahu.

Netanyahu gjithashtu falënderoi presidentin aktual të SHBA-së Donald Trump, i cili u mund në zgjedhje. Ai posaçërisht e falënderoi atë për vendimet mbi njohjen e sovranitetit izraelit mbi Lartësitë e Golanit dhe për njohjen e Kudsit si kryeqytetin e Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Megjithëse ai nuk bëri një deklaratë publike, shumë analistë thonë se Netanyahu i ka dëshiruar Trump-it rizgjedhjen në Shtetet e Bashkuara. /Insajderi.com