Netflix kërkon falje për posterin promocional të “Cuties” pas reagimit online

Netflix kërkon falje për posterin promocional të “Cuties” pas reagimit online

Netflix kërkon falje për posterin promocional të “Cuties” pas reagimit online

Netflix ka larguar posterin promocional të një filmi të ri të quajtur “Cuties” në të cilin shihen vajza 11 vjeçare që pozojnë në veshje të seksualizuara.

Ngjarja e këtij filmi ndjek një vajzë 11 vjeçare që i bashkohet një grupi vallëzimi. Regjisorja e  filmit thotë që e kishte për qëllim seksualizimin e vajzave të vogla.

Netflix thotë që “i vjen shumë keq për  shkak të posterit të papërshtatshëm”.

Imazhi bashkë me emrin e filmit dhe skenat e vallëzimit shumë sugjestive, shkaktuan një shpërthim të mllefit online.

U krijua një peticion sipas të cilit “filmi seksualizon një 11 vjeçare për kënaqësinë e shikimit të pedofilave” dhe mori 25,000 nënshkrime në 24 orë.

Por regjisorja e filmit Maimouna Doucore ka spjeguar se filmi tenton të sjellë vëmendjen në faktin se si mediat sociale janë duke shtyrë vajzat e reja imitojnë imazhet seksuale që shohin online pa kuptuar se çka qëndron pas apo në çfarë rreziqe po hyjnë.

Doucore ka vendosur të hulumtojë për këtë tëmë pasi ishte shokuar kur kishte parë një grup të vajzave 11 vjeçare të cilat vallëzonin me rroba shumë të zbuluara.

“E pash që këto vajza ndiqeshin online nga 40.000 njerëz në mediat sociale dhe tentova të kuptoj pse”, tha ajo për CineEuropa.

“Sot sa më seksi dhe e objektivizuar të duket një femër, më shumë vlerë ka ajo në mediat sociale, fakti që postonin foto seksi ose të paktën foto më të ekspozuara, u solli famën online”.

“Mendoj se urgjentisht duhet të debatojmë lidhur me këtë temë”, përfundoi ajo.

Filmi “Cuties” ka fituar çmimin ‘The Ëorld Cinema Directing’ në Sundance Film Festival.

Filmi është shfaqur tashmë në kinematë franceze me emrin Mignonnes. Cuties ka për personazh kryesor Amy-n nga Senegal, e cila mëdyshet mes stilit konzervativ të jetës familjare të saj dhe ikjes të ofruar nga fqinja e saj e lirë dhe grupi i saj i vallëzimit.

Pas reagimit që shkaktoi online, Netflix tha për BBC News : “Ne kërkojmë falje për mënyrën se si është prezentuar filmi Cuties. Nuk ishte në rregull dhe nuk ishte posteri i këtij filmi i cili fitoj një çmim në Sundance”./Insajderi.com