“Neuer e çoi të mbrojturit në një nivel tjetër”

“Neuer e çoi të mbrojturit në një nivel tjetër”

Thomas Tuchel, e ka lavduar tejmase portierin e Bayern Munich, Manuel Neuer, dhe lojën e tij në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, njofton Insajderi.

Sipas trajnerit të Parisit Tuchel, Neuer me pritjet e tij ka treguar se është në një tjetër nivel krahasuar me portierët e tjerë.

“Ne e kemi Navas-in, por Neuer ishte në top form në momentin e gabuar për ne”, deklaroi trajneri gjerman, shkruan Goal.

“Ai e çoi të mbrojturit në një tjetër nivel. Fatkeqësisht për ne”./Insajderi.com