Neuer ndjen keqardhje për Ter Stegen

Neuer ndjen keqardhje për Ter Stegen

Ka më shumë se dy vite që në Gjermani ka plasur debati se kush duhet të jetë portieri numër një i Kombëtares së Gjermanisë, njofton Insajderi.

Manuel Neuer aktualisht e mbanë atë pozitë, por ka shumë tifozë në Gjermani që mendojnë se Marc-Andre Ter Stegen e meriton atë.

E mbrëmë në ndeshjen mes Barcelonës dhe Bayern Munich dy portierët ishin përballë, ku fitore të thellë shënoi klubi gjerman dhe fitues nga kjo sfidë doli Neuer.

Kapiteni i Kombëtares së Gjermanisë është ndier keq pas ndeshjes për bashkëkombësin e tij.

Neuer pas takimit ka deklaruar se t’i pranosh tetë gola për një portier është shumë e rëndë.

“Ndjehem keq për Marc. E di që t’i pranosh tetë gola për një portier nuk është e lehtë”.

“Gjithsesi ne po luanim në Ligën e Kampionëve dhe kjo nuk ka lidhje me Kombëtaren”, deklaroi Neuer.

Neuer dhe Ter Stegen janë rival të mëdhenj dhe ata shpesh herë kohëve të fundit kanë thumbuar njëri-tjetrin me deklaratat e tyre./Insajderi.com