Të rriturit në New York mbi moshën 21 vjeçare tani mund të posedojnë dhe konsumojnë marihuanë – madje edhe në publik – sipas një projektligji legalizimi të nënshkruar të mërkurën nga guvernatori Andreë Cuomo, megjithëse shitjet e ligjshme të kanabisit me përdorim rekreativ nuk do të fillojnë për rreth 18 muaj deri sa rregulloret të jenë vendosur, shkruan Associated Press, transmeton Insajderi.
Ky është edhe shteti 16-të që legalizon përdorimin e drogës nga të rriturit.
New York bëhet shteti i dytë më i populluar, pas Kalifornisë, që legalizon marihuanën rekreative. Mbështetësit e legalizimeve shpresojnë që shteti do të japë një shembull me përpjekjet e tij për të korrigjuar pabarazitë e një sistemi që ka mbyllur njerëzit me ngjyrë për shkeljet e marihuanës me ritme jo proporcionale. /Insajderi.com