Inteligjenca ruse

New York Times: Inteligjenca ruse paguante talibanët për të vrarë trupat amerikanë

Artikuj te gazetave të famshme amerikane citojnë zyrtarë amerikanë. Ata thonë se edhe Shtëpia e Bardhë ka qenë në dijeni prej muajsh për këtë marifet të rusëve, por administrata e Trump e mohon.

New York Times: Inteligjenca ruse paguante talibanët për të vrarë trupat amerikanë

Rusia ka kundërshtuar akuzat, sipas tyre të pabaza, se u ka ofruar ushtarakëve të lidhur me talibanë para për ta vrarë trupa të NATO-së në Afganistan, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Por, gazetat e famshme amerikane The New York Post e Washington Post, kanë cituar zyrtarë amerikanë duke thënë se inteligjenca ushtarake ruse është e lidhur me tentim-vrasjet në Evropë kishte ofruar shuma të majme.

Ambasada ruse në SHBA është ankuar se këto pretendime i kanë rrezikuar diplomatët rusë.

Gjithashtu talibanët kanë mohuar se ka pasur një marrëveshje të tillë me inteligjencën ruse.

Këto raporte vijnë tash kur SHBA po mundohet të arrijë një marrëveshje për paqe për t’i dhunë fund luftës 19 vjeçare në Afganistan.

Sipas New York Times, presidenti Donald Trump është njoftuar për këto zhvillime në mars, por Shtëpia e Bardhë mohon pretendime të tilla.

“As presidenti, as zëvendëspresidenti nuk kanë qenë të njoftuar për këtë veprim të inteligjencës ruse”, ka thënë sekretarja për media në Shtëpinë e Bardhë, Kayleigh McEnany të shtunën mbrëma.

Disa zyrtarë anonimë që janë cituar nga NYT thonë se inteligjenca amerikane e ka ditur muaj më parë se një grup i inteligjencës ruse u ka ofruar talebanëve bonuse në para për operacione të suksesshme kundër forcave amerikane dhe forcave të NATO-s në përgjithësi.

Militantët islamikë dhe disa grupe tjera ushtarake të lidhura me ta, besohet të kenë marrë disa nga këto para ruse.

Në një seri të cicërimave në Twitter, ambasada ruse në SHBA e ka akuzuar NYT-in për prodhimin e lajmeve të rrejshme./Insajderi.com