Newcastle United vs Liverpool – formacionet

Newcastle United vs Liverpool – formacionet

Në kuadër të javës së 16-të në Premier League, Liverpool është mysafir i Newcastle United në “Saint Jame’s Park”, njofton Insajderi.

Në këtë takim, nikoqirët vijnë pas asaj humbje nga Manchester City, ndërsa miqtë në këtë takim vijnë nga barazimi befasues në shtëpi ndaj WBA-së.

Ekipi i Steve Bruce në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar dy fitore, një barazim dhe dy humbje, ndërsa ekipi i Klopp ka dy barazime dhe tri fitore.

Newcastle momentalisht ndodhet në vendin e 15-të në ligë me 18 pikë, ndërsa Liverpool ndodhet në krye të tabelës me 32 pikë.

Bruce në këtë takim do të luajë me skemën 3-4-3 ndërsa Klopp ka vendosur të rreshtojë ekipin e tij në formacionin 4-3-3.

NewcastleDarlow; Yedlin, Fernandez, Schar, Clark, Ritchie; Hayden, Longstaff, Muprhy; Joelinton, Wilson

LiverpoolAlisson; Alexander-Arnold, Phillips, Fabinho, Robertson; Milner, Henderson, Jones; Salah, Firmino, Sadio Mane. /Insajderi.com