Pas një pauze, ‘Next Level’ rikthehet me eventet e muzikës elektronike për vitin 2020.
Këtë vit do të këtë si gjithnjë muzikë kualitative nga Evropa dhe Bota.
Kësaj radhe ‘Next Level’ prezanton edicionin Nuit Des Femmes, që nga frëngjishtja i bie festa e ditës së gruas.
Të shtunën më 7 mars vjen DJ dhe producentja e njohur nga Parisi, Molly, në Teatrin Oda duke filluar nga ora 23:00.
Përpos Mollyt, programit i bashkëngjitet Nemax nga Beogradi dhe Gemza nga Prishtina, tashmë një DJ e e njohur për publikun tonë.
Biletat tashmë kanë dalë në shitje tek Rave Travel ku në parashitje janë shtatë (7) euro si dhe në faqen online www.rave-travel.com, ndërsa tek dera do të jenë dhjetë (10) euro.
Për më shumë informacion kontaktoni Rave Travel.