Sulmuesi brazilian

Neymar dëshiron të qëndrojë tek PSG

Neymar dëshiron të qëndrojë tek PSG

Ylli brazilian, Neymar da Silva Santos Júnior, dëshiron të qëndrojë tek Paris Saint-Germain.

Kjo pasi Telefoot raporton se sulmuesi i ka kërkuar drejtorit të PSG-së, Leonardo Araújo, një kontratë të re.

Neymar është transferuar tek PSG në vitin 2015, njofton Insajderi.

Ai ka arritur të fitojë trofetë vendore me skuadrën, por jo edhe Ligën e Kampionëve.

Këtë vit kishte arritur që të shkonte me PSG-në deri në finale, por kishte humbur ndeshjen vendimtare kundër Bayernit. /Insajderi.com