Neymar e shkëmbeu fanellën – UEFA merr vendimin e saj

Neymar e shkëmbeu fanellën – UEFA merr vendimin e saj

Me rregullat e reja kundër përhapjes së Covid 19, ndalohen shumë gjëra gjatë një ndeshje futbolli, por njërsa ndër kryesoret është shkëmbimi i fanellave, që ndalohet rreptësisht.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, e ka shkëmbyer fanellën e tij me njërin nga lojtarët e RB Leipzig, pas ndeshjes gjysmëfinale ndërmjet PSG dhe RB Leipzig.

UEFA, sot ka mbajtur takimin e saj për vlerësimin e veprimeve të tilla dhe e njëjta, ka vendosur që për shkak që bëhet fjalë për finale të Ligës së Kampionëve, të falet Neymar për veprimin e tij, por të qortohet me vetëm një vërejtje, pasi veprimet e tilla janë të ndaluara, transmeton Insajderi.

Një lajm i jashtëzakonshëm ky për ekipin nga Franca, që do të ishte një humbje e madhe po të vendosej ndryshe nga UEFA./Insajderi.com.