Neymar është larguar në këtë periudhë nga Franca dhe Parisi, teksa ka vendosur që festat e fund vitit t’i kalojë në Brazil, njofton Insajderi.
Megjithatë “Globe Esporte” raporton se ylli brazilian po përgatitet për një çmenduri të madhe. Thuhet se Neymar ka menduar të organizojë një festë pesë ditore për fund vit ku ai do të ftojë 500 njerëz për të festuar së bashku.
Nuk dihet ende se sa e vërtetë është kjo, por te PSG-ja kanë filluar të shqetësohen, duke parë edhe përhapjen e Koronavirusit dhe mundësitë për tu infektuar në grumbullime të tilla janë të mëdha. /Insajderi.com