Neymar këshillon Coutinhon: Mos shko te Barça

Neymar këshillon Coutinhon: Mos shko te Barça

Kur kanë mbetur më pak se 72 orë nga fundit i merkatos, Barcelona vazhdon të mbajë shpresa për transferimin e Phillipe Coutinho në radhët e katalansve. Koha po mbaron dhe nga ana tjetër Liverpool, duket mëse i vendosur për të refuzuar cdo lloj oferte, pavarësisht shumës që do ti paraqitet.

Nëse ndodh e kundërta, atehërë “The Reds” do të kenë mundësi, ti futen fuqishëm në merkato për të realizuar ndonjë  goditje  të minutës së fudit. Dëshira e teknikut Jurgen Klopp është transferimi i lojtarit të Monacos, Thomas Lemar, për të cilin ekipi nga principata ka refuzuar 72 milionë Euro të ofruara nga e Liverpool-it.

Për t’iu rikthyer edhe njëherë dosjes “Coutinho”, e përditshmja spanjolle “As” shkruan se ish-sulmuesi i Barcelonës, Neymar është personi i cili e ka këshilluar bashkombasin e tij, të mos transferohet tek Barca, por të vazhdojë aventurën e tij te Liverpooli.

Sidoqoftë blaugranat nuk heqin dorë nga Coutinho, oferta e tyre e fundit ishte 150 milionë Euro dhe ndoshta në orët e fundit do të bëjnë dhe përpjekjen e tyre të fundit, për të siguruar shërbimet e 24-vjecarit, pse jo më një shumë akoma edhe më të madhe për të bindur drejtuesit e “The Reds”, shkruan supersport.

Telenovela Coutinho-Barca, përfundon në 72 orët e ardhshme.