
Shpresa e Barcelonës për të nënshkruar me Philippe Coutinhon këtë verë duket se është larg realizimit. Mesfushori brazilian është afër nënshkrimit të kontratës së re me Liverpool, duke bërë që të dështojnë përpjekjet e shokut të tij, Neymar, që të bind atë për një transferim tek Barcelona.
Braziliani i Barcës ka shpenzuar muaj të tërë duke provuar që të bind Coutinhon që ti bashkohet atij në Camp Nou. Një ftesë të tillë, Coutinho e kishte pasur edhe nga braziliani tjetër, Rafinha.
Siç raporton portali sportiv Goal, 24 vjeçari është afër që të nënshkruaj kontratë katër vjeçare me Liverpool./Insajderi.com